Për shkak të mjegullës ulet dukshmëria deri në 50 metra në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit

0

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në korsi të lagështa, në disa vende më të larta me mbetje të borës pas intervenimit të shërbimeve të ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkak të mjegullës është ulur dukshmëria deri në 50 metra në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit, deri 100 metra në Stacin, nga 100 deri 150 metra në Negotinë – Radovish, deri 100 metra në Gjavato dhe 50 metra në Pletvar.

Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” apelojnë në vozitje të vëmendshme dhe në përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.