Angjushev – Birkëll: Ka interes të ndërsjellë për avancimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe USAID-it

0

kziston interes dhe vullnet i ndërsjellë që të vazhdojë të avancohet bashkëpunimi midis Maqedonisë dhe USAID-it, ka konstatuar zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe drejtoresha e re e Zyrës së USAID-it në Maqedoni, Greçen Birkëll.

Në takimin e përbashkët, në të cilin ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli, siç informon pres shërbimi i Qeverisë së Maqedonisë, është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm i cili ka të bëjë në zhvillimin ekonomik dhe për bashkëpunim në sektorin energjetik.

Zëvendëskryeministri Angjushev ka shfaqur falënderim për mbështetjen e marrë gjatë hartimit të Ligjit të ri për energjetikë dhe për ndihmën në krijimin e akteve nënligjore, si dhe për mbështetjen e përgjithshme nga populli amerikan në periudhën e kaluar. Angjushev ka potencuar se miratimi i ligjit për energjetikë ka kontribuar që Komuniteti Energjetik të notojë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave në sektorin energjetik.

Drejtoresha e re e Zyrës së USAID-it paralelisht do ta kryejë edhe funksionin e zëvendës të ndihmësdrejtorit të Byrosë për Evropë dhe Euroazi të USAID-it. Paralelisht, Birkëll ka punuar në Institutin Republikan Ndërkombëtar (International Republican Institute) dhe në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut në Stejt Departamentin.