Prokuroria Publike hapi lëndë të re për MRP vaksinat

0

Prokuroria Publike ka hapur lëndë në lidhje me parregullsitë eventuale gjatë importimit, distribuimit dhe përdorimit të MRP vaksinave, në periudhën nga fundi i vitit 2018 dhe fillimit të 2019-tës.

Prokuroria do të kontrolloj nëse ka pasur parregullsi gjatë importimit të vaksinave, afatin e përdorimit të tyre si dhe pasojat eventuale të dëmshme.

“Për këtë qëllim prokurori publik kompetent tashmë dha urdhër deri te Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së ku kërkohet të bëhet kontroll te personi juridik ‘Makedonia Lek’, si importues dhe distributor i vaksinës MRP. Nga firma importuese duhet të sigurohet dokumentimi i plotë lidhur me importimin e vaksinave dhe etiketim e tyre. Kontroll do të kryhet edhe në Agjencinë e barnave dhe ndihmesave mjekësore ‘MALMED’ për kontrollet e kryera të vaksinave të importuara dhe konstatimi i parregullsive eventuale. Sipas urdhrit të dhënë nga Prokurori Publik, Ministria e Punëve të Jashtme do të kontrolloj për rastin edhe në ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.