Edmond Ademi i pari flet shqip në mbledhje qeveritare

0

“Sot pata nderin si Ministër i parë shqiptar nga radhët e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, që në mbledhjen e sotshme të 117 të Qeverisë, të flas në gjuhën shqipe.

Ligji për gjuhët, si ligj duhet të rrit kohezionin mes qytetarëve të etnive të ndryshme, në ndërtimin një shoqëri për të gjithë, si koncept politik i kësaj qeveriе udhëhequr nga LSDM.

Para së gjithash ky ligj është në interes të qytetarëve, gjithë bashkësive etnike dhe komunikimit të tyre me institucionet, dhe ne si politikan përmes shembullit personal të tregojmë përforcimin e ktëij kohezionit, duke ju shmangur politikave ditore”, shkruan Edmon Ademi Ministër i Diasporës.