Paraqiten raste të reja me epideminë e fruthit

0

Gjatë ditës së djeshme në Klinikën për Sëmundje Infektive, u paraqitën katër raste të dyshimta të fruthit, dy prej të cilave u shtruan në spital për trajtim të mëtejshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëhet fjalë për një fëmijë shtatë muajsh, i cili nuk ka qenë i vaksinuar dhe një edukatore 35-vjeçare e cila ka punuar në çerdhen e Kisella Vodës. Në Klinikë aktualisht ka 26 pacientë”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga atje shtojnë se me vaksina MRP, që nga fillimi i epidemisë më 3 janar, janë vaksinuar gjithsej 4.387 persona. Vetëm këtë mëngjes, deri në orën 9:00 janë vaksinuar 42 pacientë.

Lidhur me frikën se epidemia do të shtyjë gjysmës së dytë të vitit shkollor, nga ministria thonë se deri më tani nuk priten ndryshime dramatike.