Interpelanca ndaj Nikolla Dimitrovit sot në rend dite në Kuvend

0

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 81-të në të cilën në rend dite janë më shumë zgjidhje ligjore në lexim të parë dhe lexim të dytë, si dhe interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, e parashtruar nga deputetë të OBRM-PDUKM-së.

Deputetët në kuadër të seancës së sotme duhet të shqyrtojnë edhe iniciativën qytetare për mbledhjen e së paku 150 mijë nënshkrimeve për shpalljen e një referendumi tjetër për vendosjen qytetarëve në gjithë territorin e Maqedonisë.

Në rend dite gjithashtu është edhe propozim-vendimi për ndryshim të vendimit për zjgedhje të kryetarit, zv.kryetarit, anëtarëve dhe zëvedësve të tyre të Komisionit për Çështje Zgjedhore dhe Emërime.