CIPRAS: Marrëveshja e Prespës, mposhtje e nacionalizimit prej të dy palëve

0

Marrëveshja historike e Prespës hap epokë të re bashkëpunimi, solidariteti dhe miqësie të Ballkanit, e mposht nacionalizimin e të dy palëve dhe është fitore për ato që nuk lejojnë ardhmëria të bjerë në duart e kuazo-patriotëve, tha kryeministri grek Aleksis Cipras, gjatë seancës së sotme qeveritare, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Seanca e sotme është e posaçme, sepse mbahet menjëherë pas ratifikimit nga ana e Parlamentit grek të një marrëveshje historike, Marrëveshjes së Prespës. Bëhet fjalë për ngjarje politike, Marrëveshjen e Prespës. Bëhet fjalë për ngjarje politike, që historikisht shënon shumë gjëra. Para se gjithash, zgjidhjen e problemit historik me fqinjët tonë, me Greqinë Veriore. Por shënon edhe kalimin në një epokë të re të bashkëpunimit, solidaritetit dhe miqësisë së Ballkanit, por edhe mposhtjen e nacionalizimit, do të them nacionalizimit nga të dyja palët, që në të njëjtën kohë është fitore për ato që nuk kanë për qëllim t’ua lenë ardhmërinë e të dy popujve kuazo-patriotëve, tregtarëve me urrejtje”, tha kryeministri grek.

Aleksis Cipras, seancën e sotme qeveritare e karakterizoi si të posaçme për tre arsye: sepse është e para pas besimit të votuar të qeverisë së Parlamentit grek, e para pas ratifikimit të, siç tha. marrëveshjes historike të Prespës dhe për arsye tl vendimit për rritjen e pagës më të ulët prej 586 në 650 euro.