Punime në autostradë, ARRSH: Devijohet kalimi në Durrës-Tiranë, ja si

0

Punimet ne aksin Tiranë-Durrës do te sjellin edhe njehere devijime ne qarkullimin e mjeteve. 

ARRSH ka bere sot njoftim per gjithe perdoruesit e rruges te jene te vemendshem, pasi per shkak te punineve ne afersi te CityPark dhe Ford, trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim.

Njoftimi  

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek CityPark dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zevendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.
Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.