Hiqen ndalesat për komunikacionin e kamionëve në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Dibër-Strugë

0

Nga ora 13:05 është hequr ndalesa për ndalimin e komunikacionit për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, informojnë nga Lidhja Auto-moto e Maqedonisë.

Nga atje njoftojnë se nga ora 13:15 është hequr ndalesa për komunikacion të automjeteve të rënda në rrugën Dibër-Strugë.

Këto masa ishin në fuqi që nga dita e djeshme. Reshjet e dëborës e vështirësuan komunikacionin në disa pjesë të Maqedonisë