Ndiqen penalisht dy shkupjan, kanë shitur dhe përdorur marihuanë

0

SPB Ohër ka ngritur padi penale kundër D.T.(21) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i pa autorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” dhe kundër N.J.(19) nga fshati Vollkovo, Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” dhe “mundësim të përdorimit të drogave narkotike”, transmeton Almakos.

Me 01.08.2018 në Shkup, i padituri   i parë i ka shitur amfetamin të paditurit të dytë. Me 04.08.2018 në Ohër, në rrugën “ 7 nëntori”, zyrtarët policor kanë kontrolluar banesën ku ka qëndruar me qira i padituri i dytë dhe kanë gjetur dhe konfiskuar amfetamin dhe marihuanë.

Njashtu, është vërtetuar se në lokacionin e përmendur N.J. i ka mundësuar tre personave nga Shkupi që të konsumojnë marihuanë.