Meta përgëzon Parlamentin grek për votimin e Marrëveshjes së Prespës

0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës edhe në Parlamentin grek, marrëveshje kjo e cila zgjidh kontestin disa dekadash mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Meta përmes një postimi në rrjetin social fejsbuk, ka shkruar se “Miratimi i Marrëveshjes së Prespës edhe nga Parlamenti grek, është një lajm i shkëlqyer për marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe për perspektivën evropiane dhe euro-atlantike të rajonit tonë.

Meta më tej këtë marrëveshje e ka quajtur një e arritur historike, për të cilën edhe ka përgëzuar dy palët për arritjen e së njëjtës.