Shkup, një person merr lëndime të rënda në një aksident komunikacioni

0

Një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa dhjetë tjerë kanë marrë lëndime të lehta në tetë aksidentet në komunikacion që kanë ndodhur natën e kaluar në Shkup.

Në të njëjtën periudhë janë shkaktuar edhe dy aksidentet rrugore ku janë shënuar vetëm dëme materiale.

Janë sanksionuar gjithsej 23 vozitës, ndërsa janë ç’kyçur nga komunikacioni një vozitës i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dy para se të fitojnë të drejtën për të vozitur dhe një vozitës fillestar.

Policia rrugore ka dhënë 52 dënime për parkim jo të rregullt, ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 74 vetura.