Sheqerinska, Spasovski, Angjushev, Osmani dhe Lika prej shkurtit do të marrin paga më të mëdha

0

Radmilla Sheqerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani, Koço Angjushev dhe Hazbi Lika, prej muajit shkurt do të marrin paga më të larta për 8.027 denarë në muaj, gjegjësisht për 5 zv.kryeministrat e Qeverisë, nga paratë e qytetarëve do të ndahen 481.620 denarë.

Për ligjin, i cili ka nënshkrimin e Radmilla Sheqerinskës, të premten do të debatohet në Komision, ndërsa të hënën do të gjendjet në seancë në Kuvend.

Qeveria rritjen e rrogave për këto funksionarë e  ka arsyetuar me Kushtetutën e vendit, duke thënë se koeficienti për rrogat e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe nënkryetarit të Kuvendit është 4.00, ndërsa e zv.kryeministrave 3.40.

Me ndryshimet ligjore, koeficienti për pagën e zv.kryeministrave do të llogaritet 4.00, në vend të 3.70 sa ka qenë deri tani.

Pasi në opinion u përhap ky lajm për rritjen e pagave për zv.kryeministrat, pati reagime të ndryshme, sidomos për Hazbi Likan, i cili thuhet se për një kohë të gjatë nuk ka shkuar fare në punë ndërsa pagën e ka marrë rregullisht.