Pazarxhinjtë kanë filluar me grumbullimin e firmave përmes të cilave do të kërkojnë nga deputetët që të tërheqin propozim ligjin për tregjet e gjelbra.
Në intervistë për televizionin “Alsat-M”, përfaqësuesja e pazrxhinjëve, Maja Stojanovska tha se “pazarxhinjtë qëndrojnë në qëndrimin tonë, kërkojmë shfuqizimin e ligjit ekzistues, dhe ligji i ri të përgatitet në konsultime me ne”.
Ajo u bëri thirrje të gjitha tregjeve që të ndjekin shembullin e tyre dhe të gjithë qytetarët ta vizitojnë tregun dhe tu japin mbështetje atyre.
“Kërkojnë nga politikanët që të kenë mirëkuptim për kërkesat e tyre dhe t’i vizitojnë tregjet për tu njohur nga afër me kushtet në të cilat punojnë pazarxhinjtë”., Maja Stojanovska, përfaqësuese e pazarxhinjve.