Ligji i gjuhëve, KE-ja konfirmon kërkesën e qeverisë

0

Këshilli i Evropës ka konfirmuar kërkesën e Qeverisë drejtuar në Komisionin e Venecias për mendim mbi Ligjin për përdorimin e gjuëhve. Ndërkohë sekretari i Komisionit Venecias Tomas Markert i është përgjigjur qëndrimeve të zëvendëskryeministrit Bujar Osmani ndaj përfaqësueses së Maqedonisë në këtë Komision, Tanja Karakamisheva. Markert shuan dilemat se Karakamisheva me bindjet e tij mund të ndikojë ndaj mendimit të Komisionit. Sipas Rregullores, anëtarët nuk kanë të drejtë të japin mendimin për kërkesat që kanë të bëjnë me vendet që i përfaqësojnë.

Komisioni i Venecias
“Zonja Karakamisheva nuk të drejtën e votës për asnjë mendim që ndërlidhet me vendin tuaj. Për më tepër, në debatet e Komisionit, anëtarët nuk mund të flasin për pikat që kanë të bëjnë me shetet e tyre dhe zonja Karakamisheva këtë nuk e ka bërë as në të kaluarën. Ju sigurojmë që ajo nuk do të mund të ndikojë në mendimin e Komisionit të Venecias”

Megjithatë deklaratat e Tanja Karakamishevas për ligjin e gjuhëve nuk kanë ndaluar. Në një emision debativ në televizionin Alfa, Karakamisheva ka hedh vrerë mbi Marrëveshjen e Ohrit duke e cilësuar si marrëveshje jo paqësore dhe në të njejtën kohë shqiptarët duke i cilësuar terroristë.

Marrëveshjen e Ohrit nuk e konsideroj për paqësor sepse ajo luftë ishte luftë qytetare e montuar, madja as kaq por ishte tentativë për ta destabilizuar Maqedoninë me qëllim që shqiptarët të fitojnë më shumë të drejta. Këtu nuk kemi të bëjmë me luftë për të drejtat e njeriut por me terrorizëm klasik sepse në fillim e quajtën terrorizëm por më pas luftë për të drejtat e njeriut dhe kjo u bë për shkak të dobësisë së strukturave tona politike- pohoi profesoresha Tanja Karakamisheva.

Osmani ka reaguar ndaj deklaratës së Karakamishevas duke i cilësuar deklaratat e saj qëndrime shoviniste dhe nacionaliste.

Karakamisheva njihej edhe më herët për qëndrimet e saja anti-shqiptare, gjë të për të cilët ishte ftuar edhe në polici nën dyshimet për gjuhë të urrejtjes dhe nxitje të dhunës.