Komuna e Strugës thirrje Prokurorisë për të hetuar super aferat financiare, të bëra nga ish Kryetari dhe ish administarta, ja detaje!

0

Njoftim
Komuna e Strugës ju bën thirrje institucioneve ligjvënëse, Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë financiare dhe Zyrës për krim të organizuar pranë MPB të hetojnë abuzimet, keqpërdorimet financiare si dhe shkeljet ligjore nga ana e ish Kryetarit të Komunës së Strugës dhe administratës së tij.
Të hetohen rastet si më posht:
• se si janë bërë pagesa 2 milion Euro nëpërmjet përmbaruesit pa kaluar në llogarinë e Komunës së Strugës,
• si janë punësuar njerëz pa shkuar në punë dhe kanë marrë rrogë,
• revizon në Komunën e Strugës të pagesave për mirëmbajte të deponisë,
• si janë dhënë lejet e ndërtimit dhe lehtësimet për pagesat e komunaleve për mandatin e kaluar,
• tenderimi i shëtitores,
• tenderimi i semaforëve në Strugë,
• tenderimi për blerjen e uniformave katër vite radhazi tek Njësia Territoriale e Zjarrfikësve, si dhe shumë shkelje të tjera ligjore
Kërkojmë nga organet ligjvënëse të konstatojnë ligjshmërin e këtyre projekteve që Komunës I kanë sjell dëm në vlerë prej 3.5 milion Euro dhe përgjegjësit të vihen para përgjegjësisë juridike.
Qytetarët e Strugës meritojnë të dinë se ku janë harxhuar paratë e tyre.

* * * * * *

Известување

Општина Струга ги повикува сите надлежни инситуции за спроведување на законот, основното јавно обвинителство за гонење на организиран криминал и корупција, МВР и финансиската полиција да ги истражат финансиските злоупотреби како и законските прекршоци од страна на поранешниот градоначалник на Општина Струга и тогашната администрација.
Да се истражат следните случаи и тоа :
1. Како се исплатени 2 милиони евра преку извршител без да се префрлат на сметката на Општина Струга.
2. Како се вработиле лица кои вопшто не се појавувале на работа а меѓутоа земале плата.
3. Ревизија во Општина Струга на сметките уплатени за одржување на депонијата.
4. Како се давале дозволи за градење и како некои лица се олеснувани или ослободувани од комуналните такси минатиот мандат.
5. Тендерот за шеталиштето.
6. Тендерот за семафорите во Струга.
7. Тендерот за униформите на пожарникарите за претходните четири години и други законски повреди.

Бараме од надлежните инсититуции да утврдат дали овие проекти се законски заради тоа што Општина Струга е оштетена финансиски со 3.5 милиони евра и одговорните лица да се стават под правна одговорност.
Граѓаните на Струга заслужуваат да знаат како се потрошени нивните пари.