Shkup, tetë aksidente me shtatë persona të lënduar

0

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë ndodhur gjithsej tetë aksidente prej të cilave në shtatë lëndime të lehta trupore kanë marrë 10 persona, ndërsa në një aksident është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se janë sanksionuar 41 shoferë për vozitje të shpejtë dhe tre të tjerë kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

“Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 20 shoferë të cilët kanë qenë pa leje për vozitje dhe tre shoferë fillestarë. Gjithashtu nga komunikacioni janë edhe 14 automjete të paregjistruara”, thonë nga SPB Shkup.

Policia e komunikacionit ka sanksionuar 80 shoferë për parkim të paligjshëm, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë mënjanuar 75 automjete.