Edhe katër raste të reja të të prekurish nga fruthi janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup

0

Edhe katër raste të reja të të prekurish nga fruthi janë regjistruar në Klinikën Infektive në Shkup. Së bashku me katër rastet e fundit, numri i të prekurve ka arritur në 73. Ndërkohë vazhdon vaksinimi i fëmijëve, ndërsa ministria e Shëndetësisë njoftoi se pavarësisht paralajmërimeve, nuk do të ketë vaksinim nëpër shkolla sepse siç thanë, interesimi i prindërve nëpër pikat e vaksinimit është i mjaftueshëm, dhe në rast se bie intensiteti i vaksinimit atëherë do të aktivizohet masa për vaksinim nëpër shkolla. Që nga shpallja e epidemisë e deri më sot rreth 4000 fëmijë kanë pranuar vaksinën MRP kundër fruthit. Fundi i epidemisë do të shpallet katër javë pasi të mos regjistrohet asnjë rast i ri.