Brajoviq: Maqedonia ka bërë një hap historik, besojmë se BE-ja do të japë mbështetje adekuate

0

Maqedonia ka bërë një hap historik përpara, ndërsa besojmë se BE-ja nga ana e saj do të japë mbështetje adekuate. Nuk kemi dilema se Maqedonia stabile, e suksesshme, evropiane dhe besoj në një të ardhme të shpejtë edhe Republika Veriore e Maqedonisë është faktor i nevojshëm për stabilitet dhe sukses i rajonit tonë. Këtë sot e theksoi kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviq në fjalimin para deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Ai e dha edhe dëshirën e tij persona, që Kuvendi i Malit të Zi sa më shpejtë ta marrë mundësinë ndër të parët për ta ratifikuar Protokollin për inkuadrimin e Maqedonisë në NATO.

“Mali i Zi qëndron në dispozicion me përvojën e saj në rrugën integruese të kaluar euroatlantike dhe evropiane. T’ju japë mbështetje dhe ta transmetoni njohurinë, kuptohet nëse këtë e dëshironi. Rol të madh në këtë ka diplomacia parlamentare”,tha Brajoviq, duke shtuar se Mali i Zi është partner i sigurt i Maqedonisë.

Brajoviq i uroi, siç tha, vendimet historike që kojë më parë i miratoi Kuvendi, me çka ia hapi vendit dyert e familjes euroatlantike dhe u mundësua vazhdimi i rrugës evropiane.

“Keni dhënë kontribut të fuqishëm për stabilitetin e rajonit tonë dhe promovim të vlerave reale. Me shembullin tuaj edhe njëherë konfirmuar se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe problemet më të rënda mund t’i zgjidhni”, ka thënë Brajoviq, duke shtuar se Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie tradicionale miqësore dhe bashkëpunim të shkëlqyer bilateral. Përkujtoi në vizitën e parë zyrtare bilaterale të Xhaferit në Mal të Zi në vitin 2017.

Ai shprehu bindje se vizita e tij do të japë impuls të fuqishëm për përforcimin e bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet dhe në mënyrë simulative do të veprojë në zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin, veçanërisht në planin ekonomik.

Mali i Zi për 12 vite nga ripërtëritja e shtetësisë së tij, siç tha, ka bërë shumë në planin e miratimit të standardeve demokratike, përforcimin e demokracisë dhe qeverisjen e të drejtës. Theksoi se paralelisht kanë punuar në krijimin e stabilitetit makroekonomik dhe avancimin e standardit jetësor të qytetarëve të tyre. Jemi përballur me shumë sfida të cilat, siç tha, ndonjëherë kanë kërkuar edhe vendime jo të popullarizuara, por të nevojshme politike të cilat ishin të rëndësishme për shënimin e rrugës tonë euroatlantike dhe evropiane.

“Kemi vendosur politikë konsekuente të jashtme në bazë të së cilit janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përkushtimi i bashkëpunimit rajonal. Me realizimin e kritereve të kërkuara në vitin 2017 kemi realizuar prioritet kyç të jashtëm-politik, u bëmë anëtare e Unionit veriatlantik. Na gëzon mundësia pikërisht që Maqedoninë ta presim me duar të hapura si anëtare e ardhshme e 30-të e NATO-s”, tha Brajoviq, Shtoi se të gjitha kapacitetet e tij tani janë orientuar ndaj përfundimit të suksesshëm të procesit të negociatave me BE-në. Sipas tij, në shumë segmente Mali i Zi tani më jeton dhe sillet si pjesë e tij.

Brajoviq, i cili është për vizitë në Maqedoni, paraprakisht u takua me kolegun e tij të Maqedonisë Talat Xhaferi dhe u nënshkrua në Librin e përshtypjeve.

Ai pasdite do të takohet edhe me kryetaren e Grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Malit të Zi, Liljana Kuzmanovska dhe anëtarët.