Zaev, të premten vendimi për zgjedhje të parakohshme

0

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se debati për zgjedhje të parakohshme parlamentare në parti është akoma i hapur. Me gjasë, shtoi Zaev, të premten do të mbahet kryesia qendrore e partisë e cila pritet të marrë vendimin përfundimtar. Kryeministri tha se tashmë janë hapur kandidaturat për president dhe kryetar komunash aty ku do të ketë edhe zgjedhje lokale.