Zaev-Bregu: Marrëveshja e Prespës, hap rrugën e Maqedonisë deri te vendi i merituar në BE

0

Republika e Maqedonisë i kushton vëmendje të veçantë bashkëpunimit rajonal, duke konsideruar se është me rëndësi vitale për integrimin evropian të të gjithë rajonit dhe në vazhdimësi në mënyrë aktive merr pjesë në punën e të gjitha organizatave dhe nismave rajonale, veçanërisht të Këshillit Rajonal për Bashkëpunim (KRB) si dorë operative të Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), njofton Koha.

Këtë e theksoi kryeministri Ziran Zaev në takimin me Majlinda Bregun, sekretare e përgjithshme e sapoemëruar në KRB, trup ekzekutiv të PBEJL-së, themelues i së cilit dhe anëtar i plotfuqishëm është edhe Republika e Maqedonisë, duke shtuar se të gjitha vendet, veçanërisht të Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë shansin për krijimin e kushteve më të mira për ekonomi konkurruese dhe të qëndrueshme, sipas shembullit të ekonomisë së BE-së.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim ishte shprehur mbështetje për domosdoshmërinë e lidhjes së rajonit dhe integrim të ekonomive kombëtare në tregun e vetëm, si dhe të projekteve në të cilat Republika e Maqedonisë punon në ndërlidhjen e vendit përmes energjetikës, infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërlidhjes së njerëzve dhe ndarjen e vlerave të përbashkëta, resurseve njerëzore dhe kapitalit intelektual, si interes të përbashkët për të gjitha vendet e rajonit.

Gjithashtu, shtohet, ishte përshëndetur fillimi i negociatave për Marrëveshjen për njohje të ndërsjellë të kualifikimeve profesionale midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pozitivisht ishin vlerësuar përvojat për organizimin me sukses së Samit digjital rajonal.
Sekretarja e përgjithshme e KRB-së Bregu, shtohet, kryeministrit Zaev i ka uruar për përkushtimin e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila e hap rrugën e Maqedonisë deri te vendi i merituar në Bashkimin Evropian dhe është shans i madh për realizimin e perspektivave për të ardhme të sigurt të shtetit dhe qytetarëve të Maqedonisë.

Të dy e kanë përshëndetur mënyrën në të cilën përparojnë marrëdhëniet dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, veçanërisht duke i theksuar prioritetet e përbashkëta të të dyja vendeve, gjegjësisht ndërlidhjen infrastrukturore, tregtare dhe bashkëpunimin ekonomik, qëndron në kumtesë.