Publikohet paga mesatare për muajin nëntor në Maqedoni

0

Enti Shtetëror për Statistika ka publikuar pagën mesatare neto për muajin nëntor e cila kap shumën e 24.548 denarë.

Sipas statistikave të Entit Shtetëror për Statistika është vërejtur rritje për 5.8 për qind, ndërsa kjo rritje është regjistruar në sektorin e informacioneve dhe komunikimeve, minierat dhe në veprimtaritë mbrojtjes shëndetësore dhe sociale.

Paga mesatare bruto për muajin nëntor të vitit të kaluar ka qenë 36.017 denarë.