Grubi-Bregu: Zero çështje të hapura me fqinjët

0

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, pati takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, znj. Majlinda Bregu, e cila e mori këtë funksion në fillim të këtij viti.

Në takimin z. Grubi informoi për ngjarjet më të reja në vend, me vështrim të veçantë në realizimin e Marrëveshjes së Prespës dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, me të cilën u tejkalua kontesti shumëvjeçar me emrin me Republikën e Greqisë, si dhe Marrëveshjen e vitit të kaluar për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Republikën e Bullgarisë, me çka i vërtetuam angazhimet tona për kultivimin e marrëdhënieve të mira me të gjithë fqinjët tanë, si parakusht i rëndësishëm për prosperitetin dhe zhvillimin.

Në lidhje me realizimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Grubi, theksoi se me hyrjen në fuqi të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, u rrumbullakësua i gjithë zbatimi i Marrëveshjes, dhe se në rrjedhë është përforcimi i kapaciteteve administrative dhe teknike për zbatimin e saj praktik. Për punën e Komisionit për Çështje Evropiane, theksoi se është për t’u përshëndetur që në Komision u arrit konsensusi për çështjet e BE-së ndërmjet opozitës dhe pozitës.

Znj. Bregu, duke biseduar për aktivitetet e planifikuara të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, funksioni kryesor i të cilit është përgatitja dhe krijimi i projekteve zhvillimore dhe krijimi i klimës politike për zhvillimin ekonomik dhe social të vendeve të EJL-së, theksoi, se ajo si Sekretare e Përgjithshme edhe më tutje do të angazhohet për ndihmën aktive të vendeve në rajon për afrimin e tyre në strukturat euroatlantike. Në këtë kontekst, theksoi, se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë përforcimit të bashkëpunimit të Këshillit me parlamentet në rajon, si dhe për bashkëpunimin e tyre reciprok.

Në takim, i përbashkët ishte konstatimi se për aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, së pari, me rëndësi është të arrihet sundimi i së drejtës në vendet, në çka në periudhën e kaluar duhet në mënyrë më intensive të punohet.