Komunikacioni në Maqedoni, mjegull dhe ngrica në disa rrugë

0

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër korsi të lagura.

Për shkak të mjegullës është ulur shikueshmëria prej 50 deri 100 metra në Kërçovë, Manastir, Smojmirovo dhe Dellçevë.

Në disa rrugë për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës