Transport publik falas në Shkup

0

Autobusët e Bashkisë dhe ato  privat sot nga 20 janari do të jenë falas për qytetarët e Shkupit. Vendimin sot e solli Bashkia e Shkupit dhe hyn në fuqi menjëherë, dhe do të vlejë deri në momentin kur ndotja e ajrit do të ulet.

Zëdhënësi i Bashkisë së Shkupit, valon Salihu në konferencë shtypi deklaroi se është marrë vendim për ndalimin e të gjithë aktivitete ndërtimore të punishteve që janë të kompetencë të Bashkisë së Shkupit dhe ju bën thirrje të gjithë kryetarëve të komunave të Shkupit gjithashtu t’i ndalojnë aktivitet ndërtimore, njofton Telegrafi Maqedoni.

Çmimi i parkimit në parkingjet e Bashkisë do të rriten dyfish do të të vlejë deri sa të hiqet i njëjti.

Këto janë disa nga masat dhe rekomandimet që për të cilat sot i miratoi Bashkia e Shkupit për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.