SHGM: Urgjentisht të sanksionohen sulmuesit e gazetares Mirjana Mirçevska Jovanoviq

0

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër sulmin fizik ndaj gazetares Mirjana Mirçevska Jovanoviq nga ana e pjesëtarëve të agjitacionit privat për sigurim “Nikob”, që ndodhi gjatë raportimit të saj nga shënimi i festës “Vodici” në Shkup i organizuar nga Kisha Ortodokse Maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë nga Ministria e punëve të brendshme të reagojë menjëherë dhe të hetojë incidentin duke identifikuar sulmuesin e gazetares, dhe më tej të ngre padi penale për dhunë deri te Prokuroria Publike në Shkup, pas të cilës duhet të nisë procedurë përkatëse. Gjithashtu, kërkojmë nga MPB të hetojë a ka pasur edhe gazetarë dhe punonjës mediatik të tjerë të pranishëm në manifestimin, cilëve iu është cenuar siguria fizike si dhe e drejta për të raportuar lirshëm para publikut” thuhet në njoftimin e ShGM-së.