Deskoska: Unë jam për zgjedhje të parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale

0

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, thotë se së bashku me zgjedhjet presidenciale duhet të mbahet edhe zgjedhjet e parakohshme kuvendare.

Deskoska është funksionarja e parë e qeverisë që haptazi deklarohet pozitivisht për opsion të këtillë pas kërkesës që e bëri OBRM-PDUKM. Deri tash ministrat deklaronin se ky vendim duhet të sillet nga partia ndërsa kundërshtari më i madh i zgjedhjeve të parakohshme kuvendare është BDI, përcjell .

“Sinqerisht mendoj se duhet të ketë, por kjo është çështje politike dhe analizë politike e organeve, por unë jam në anën se duet të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare”, tha mes tjerash, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Eurokomisionieri Johahnes Hahn për AIM tha se Maqedonisë nuk i duhen zgjedhje të parakoshme kuvendare por reforma.