Xherdan Shaqiri mes 10 lojtarëve me më shumë trofe

0

Xherdan Shaqiri është në mesin e futbollistëve me më shumë trofe të fituar gjatë karrierës së tij.

Deri tani, zvicerani me origjinë shqiptar i ka fituar 13 trofe ku ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Angli.

Shaqiri ka baras trofe të fituar me Nicolas Otamendin dhe David Silvën, ndërsa vetëm shtatë futbollistë kanë më shumë medalje të arta se ai. Këta lojtarë janë: Alexis Sanchez (14), Claudio Bravo (15), David Luiz (17), Stephan Lichtsteiner (17), Lucas Moura (18), Fernandinho (20) dhe Pedro (25).

Trofetë e Shaqirit:

Swiss Super League 2009/10, 2010/11, 2011/12,

Swiss Cup 2009/10, 2011/12,

Bundesliga 2012/13, 2013/14,

DFB-Pokal 2012/13, 2013/14,

DFL-Supercup 2012,

UEFA Champions League 2012/13,

UEFA Super Cup 2013,

FIFA Club World Cup 2013

Shaqiri eshte aktivizuar ne 22 ndeshje me Liverpoolin këtë sezon. Ai ka arritur te shënojë gjashtë gola deri me tani.