Kuvendi i Shqipërisë voton emrat e ministrave të rinj

0

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar emrat e ministrave të rinj në qeveri.

Kjo është bërë pa debat, çka ka revoltuar opozitën e cila e ka lëshuar sallën, në anën tjetër partitë në pushtet deklaruan se nuk mund të ketë diskutime, pasi nuk e përcakton Kushtetuta.

Ndryshimet në qeveri u votuan me pjesëmarrjen e 76 deputetëve në Kuvend.

Të gjithë emrat të propozuar nga kryeministri Edi Rama janë dekretuar, përveç Gent Cakajt i cili nuk u dekretua nga Ilir Meta.

Tash pozitën e ministrit të Jashtëm, pritet ta marrë vetë kryeministri, Edi Rama.