Qyteti i Shkupit paralajmëron regjistrimin e hapësirave të gjelbra

0

Në bulevardet dhe parqet e Shkupit janë mbi 68 mijë pemë dhe mbi 28 mijë shkurre. Pilot projekti online “Kadastra e gjelbër” për evidentimin e hapësirave të gjelbra i cili u prezantuar nga kreu i Qytetit të Shkupit Shilegov, ka për qëllim regjistrimin e hapësirave të gjelbra në Shkup. Nga Fakulteti i pylltarisë thonë se nisma është e mirë, por e pamjaftueshme për të ruajtur ambientin jetësor. Me këtë projekt të cilin e mbështetë edhe UNDP-ja pritet që të përmirësohet gjendja dhe të mbillen fidanë të reja në hapësirat e nevojshme.

Nuk është evidentuar edhe e ashtuquajtura gjelbërimi komunal. Do të thotë kjo është faza e parë që e bëjmë ne në nivel të qytetit dhe fillimisht hymë në evidentimit e atij lloji. Po Qyteti Shkupit qëndron pas saj nëse do të kemi parasysh sipas mesatares Evropiane se për fat të keq në dekadën e fundit madje 15 vitet e fundit, gjelbërimi gjithmonë ishte viktimë e interesave të ndryshme. Përkatësisht, shtrirjes së shpejtë të ndërtimeve që kanë ndodhur pikërisht në qendër të qyteti – deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.

Në fund pason obligimi i mbjelljes së e fidanëve sa më shumë të jetë e mundur dhe rritja e hapësirave të gjelbëruara në Qytetin e Shkupit. Megjithatë, që të mbillen pemët ne duhet të gjejmë lokacionet ku mund t’i mbjellim ato fidanë, gjë të cilën e mundëson ky aplikacion. Sipas projektit, ekipet, të cilat shkojnë nëpër vendbanime evidentojnë pemët që janë të cilësisë së dobët apo janë të prerë – deklaroi Zdravko Trajanov, Profesor në Fakultetin e pylltarisë.