Qeveria e Maqedonisë: Pasi Ivanov e shkeli Kushtetutën, vazhdon demokracia kuvendare

0

Nëpërmjet njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë reagojnë ndaj kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili tha se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në “Gazetë Zyrtare” paraqet vepër penale.

“Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezultat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë pran Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e vlefshmërisë në lidhje me Marrëveshjen e Përkohshme nga vitit 1995 dhe për vendosjen e një partneriteti strategjik në mes dy palëve (Marrëveshjes së Prespës) është në kompetencë të plotë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë” thonë nga Qeveria e Maqedonisë duke shtuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë e mbështet vendimin që të dy ligjet të publikohen në “Gazetën Zyrtare” me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, duke patur parasysh shkeljen e Kushtetutës nga ana e kryetarit, Gjorge Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre Ivanov ishte i obliguar që të nënshkruaj dekretin për shpalljen e të dyja ligjeve dhe atëherë kur ai, siç thonë nga ata, vendos që të shkel Kushtetutën, është e patjetërsueshme që të merren masa të cilat janë në pajtueshmëri me Kushtetutën me qëllim që të vazhdoj të funksionoj demokracia kuvendare.

Nga Qeveria gjithashtu thonë se sipas nenit 51 paragrafi 2 nga Kushtetuta e RM-së, çdo kush është i obliguar që të respektojë Kushtetutën dhe ligjet ndërsa sipas nenit 75, paragrafi 3 i Kushtetutës së Maqedonisë, kryetari i shtetit është i oblgiuar që të nënshkruaj dekretin e shpalljeve të ligjeve të cilën i sjell Kuvendi i Maqedonisë.