450 mijë euro për mos punën e Anti-korrupsionit

0

Mbi tre mijë deklarata të pasurive, të zyrtarëve të zgjedhur të rinj, janë në sirtarët e komisionit Anti-Korrupsion. Nuk janë shqyrtuar as 100 denoncimet e korrupsionit dhe një numër pak më i vogël i konflikteve të interesit. Ky është epilogu që për 11 muaj Komisioni është krejtësisht jofunksional, pasi pesë nga shtatë anëtarët dhanë dorëheqje. Por, edhe në këtë situatë, Komisioni do të marrë 450 mijë euro këtë vit për punën e bërë. Deri më tani, mosfunksionimi i tyre i kushton financiarisht qytetarët nga 300 deri në 350 mijë euro në vit. Një pjesë e këtyre parave janë për shërbimin administrativ, sepse punonjësit shkojnë në punë, por nuk kanë autoritet të zgjidhin raste

Çdo gjë është në fazën e një kontrolli administrativ në këtë moment dhe në pritje të formimit të një Komisioni në mënyrë që të gjitha lëndët dhe të gjitha denoncimet të shqyrtohen dhe të zgjidhen”- pohoi Rozeta Trajan, Sekretar i Përgjithshëm i KSHPK.

Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konflikti i Interesave është dërguar prej kohësh në Parlament, edhe atë me flamur evropian. Me hyrjen e tij në fuqi brenda 20 ditëve, do të zgjidhet përbërja e re e anti-korrupsionit. Nga Ministria e Drejtësisë presin së shpejti të caktohet seancë.

Ne kujtojmë se duhet një shumicë prej dy të tretash për këtë ligj dhe se përpjekjet e mëparshme për ta miratuar kanë dështuar me amendamentet e paraqitura nga partia politike VMRO DPMNE. Disa nga amendamentet ishin në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe i reduktuan kompetencat e KSHPK-së”- thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pas një informacioni të pranuar, Prokuroria Publike hapi një procedurë parahetimore për dy ish anëtarë të antikorupsionit. Ata dyshohen se i kanë keqpërdorur shpenzimet e udhëtimit që i kishin në dispozicion.

“Parahetimi i prokurorisë, gjeti parregullsi në raportin financiar për dy ish-anëtarë të komisionit anti-korrupsion. Në fillim të këtij muaji, ata janë thirr në prokurorinë publike për të dhënë deklaratë mbi gjetjet e revizorëve, të cilët zbuluan mospërputhje në pagesën e shpenzimeve të udhëtimit në Komision, i cili komision duhet të ndjekë dhe të parandalojë korrupsionin”

Është më se e domosdoshme që të ketë një komision shtetëror funksional për parandalimin e korrupsionit para shpalljes së zgjedhjeve presidenciale në vend dhe me këtë edhe një ligj të ri të miratuar, thotë Rozeta Trajan, duke shtuar se nevojitet një kontrollues i gjithë procesit zgjedhor.