Pamje të tilla shihen njëherë në 100 vjet, bora dhe ortekët në Evropë mbytin 26 persona

0

Tre meshkuj kanë humbur jetën në një ortek në afërsi të qendrës austriake të skijimit Leh am Arlberg. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar edhe skiatorin e katërt i cili aktualisht po konsiderohet i zhdukur.

Ndërkaq në Francë raportohet se kanë humbur jetën dy persona në qendrën e skijimit Morilon, ata i ka mbytur një ortek tjetër kurse në rajonet Savoie dhe Hoite-Savoie është lëshuar alarmi nga frika e ortekëve tjerë, transmeton Telegrafi.

Kushtet ekstreme – sasia e madhe e borës dhe temperaturat e ulëta janë duke mbretëruar në gjithë Evropën, ku deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 26 persona.

Një djalë 7-vjeç ka humbur jetën kur pema gjigante i ra mbi kokë në Gjermani, e një 16-vjeçar vdiq në një ortek në Austri, kurse të njëjtin fat e pat edhe një 27-vjeçar në Sllovaki.

Viktima nga ortekët ka pasur edhe në Finlandë dhe Norvegji, kurse autoritetet austriake kanë njoftuar se reshje të borës ka pasur shumë sa që në zona të caktuara trashësia e botës arrin në mbi dy metra.

“Sasi e tillë e borës në zonat malore ndodhin çdo 30 deri në 100 vite”, ka deklaruar Alexander Radlher nga instituti për meteorologji dhe gjeodinamikë në Austri.

Në anën tjetër ushtria austriake ka dërguar helikopterë që ta largojnë borën nga pemë me qëllim që të parandalohet shkulja e tyre mbi hekurudhë dhe rrugë. /Telegrafi/

Embedded video