Mustafi shqiptari më i shtrenjtë nga Maqedonia

0

Për dallim nga viti i kaluar në renditjen e sivjetme të 100 futbollistëve më të shtrenjtë në botë nga CIES, po mungon edhe mbrojtësi i Arsenalit Shkodran Mustafa. Gostivarasi vitin e kaluar kishte një vlerë prej 65.2 milion euro, ndërsa sivjet vlera e tij sipas transfermakrt ka rënë në 30 milion euro. Megjithatë Mustafi edhe më tej mbetet futbollisti më i paguar shqiptar me prejardhje nga Maqedonia. Pas tij me një vlerë prej 10 milion euro në tregun e futbollit vendor është renditur shkupjani Enis Bardhi. Arian Ademi është I treti në këtë renditje dhe ka një vlerë prej 4.5 milion euro.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka është futbollisti shqiptar më i shtrenjtë në botë. Ai vlen 62,9 milionë euro ose afër 6 milion më pak se një vit më parë

Renditjen e futbollistëve më me vlerë në tregun botëror sipas CIES e kryeson francezi Kilian Mbape që llogaritet të vlerë 218 milion euro dhe pas tij vijnë Kejn e Neimar, ndërsa Messi tani mban pozitën e 7 me vlerën 171 milion euro.