Krizë qeveritare në Greqi, Ministri i Mbrojtjes Kamenos jep dorëheqjen

0

Qeveria greke ka hyrë në një krizë të re.

Ministri i Mbrojtjes Kamenos ka dhënë dorëheqje, ndërkohë që partia që ai drejton “Grekët e Pavarur”, është larguar nga koalicioni qeveritar.

Sic dihet z. Kamenos është shprehur kundër marrëveshjes së Prespës për emrin e ri të Maqedonisë.

Kammenos u bë shkak edhe për largimin e ish-ministrit të jashtëm Kotsias nga posti.

Të enjten do të mbahet ne Parlament votbesimi i qeverisë, i kërkuar nga vetë Kryeministri Tsipras.