Ndalesë komunikacioni për makinat e rënda në rrugën Dibër-Strugë

0

Sot nga ora 16:30 është vendosur ndalesë komunikacioni për makinat e rënda në rrugën Dibër-Strugë.

Siç njoftojnë nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë”, komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht në korsi të lagështa, në vende vende me mbetje të borës pas ndërhyrjes së shërbimit për pastrimin e borës.

“Rrugët e Maqedonisë” ju bëjnë apel të gjithëve të vozisin me vëmendje dhe ta përshtatin shpejtësinë e automjetit sipas kushteve të rrugës.

Qytetarët mund të marrin më shumë informacione në telefoni 02/ 25 61 502 apo ta vizitojnë web faqen www.makedonijapat.