Agim Nuhiu: Sot u vunë drejtimet strategjike e të pakthyeshme për Maqedoninë

0

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, me rastin e votimit të sontëm, për ndryshimet kushtetuese, ka deklaruar se “Largpamësia integruese, e instaluar në kulturën politike të BDI-së, u bë kauzë e pashtyeshme, për vlera, për përcaktim dhe orientim të drejtë, për neve dhe fëmijët tanë!”

Ai ka përgëzuar qytetarët, me rastin e këtij akti historik, të Parlamentit të Maqedonisë.

Ja postimi i zv. Ministrit Agim Nuhiu:

“Sot, qytetarët e Maqedonisë, në veçanti shqiptarët të prirë nga BDI dhe Ali Ahmeti, vunë edhe një gurë në themelet e forta të shtetit të qytetarëve me synime të qarta integruese, euro-atlantike.

Sot, u vunë edhe drejtimet strategjike e të pakthyeshme për qytetarët e Maqedonisë duke u mishëruar fuqishëm me vlerat demokratike që bart ky integrim. Largpamësia integruese, e instaluar në kulturën politike të BDI-së, u bë kauzë e pashtyeshme, për vlera, për përcaktim dhe orientim të drejtë, për neve dhe fëmijët tanë!

Gëzuar qytetarë, gëzuar shqiptarë!”