Zv. Ministri Nuhiu takon kryetarin Ganiu, Vlerëson policimin në komunitet

0
  • Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, sot, ka vizituar stacionin policor në Bit Pazar dhe ka takuar kryetarin e komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai me këtë rast ka vlerësuar lartë policinë në komunitet dhe bashkëpunimin e ndërsjellë me institucionet lokale.Z. Nuhiu i shprehu falënderim kryetarit Ganiu për mbështetjen që ofron për Policinë e shtetit.Ja postimi në rrjetin social i Zëvendës ministrit, Agim Nuhiu:“Bashkë me udhëheqjen e Stacionit policor të Bit Pazarit për të kultivuar në vazhdimësi policimin në komunitet!Falënderime për Kryetarin e Çairit për mbështetjen institucionale që ofron për Policinë e shtetit!”