Para Kuvendit të Maqedonisë protestohet kundër ndryshimeve kushtetuese

0

Për disa ditë me radhë para Kuvendit të Maqedonisë po zhvillohen protesta kundër ndryshimeve kushtetuese.

Disa organizata të shoqërisë civile që kanë protestuar kundër ndryshimit të emrit kushtetues dhe kanë dalë para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t’u kundërvihen ndryshimeve kushtetuese.

“Ne e dimë se ata ofruan shuma të mëdha. Kjo është e turpshme. Le të jenë të vetëdijshëm, se parat që i pranojnë harxhohen, ndërsa dinjiteti dhe fytyra jo”, tha Dragan Ugrinovski  para protestuesve.

Një pjesë e mediave thonë se kryeministri Zaev dhe Bilall Kasami është dashur të takohen përsëri për të biseduar në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa seanca kuvendare për ndryshimet kushtetuese e cila duheshe të fillojë në orën 12:00 është anuluar për në orën 15:00./