Shembull që duhet të ndiqni secili nga ju në Maqedoni, kapni lopatat e lironi rrugët tuaja

0

Në fshatin Kosavë të Opojës/ Dragash fshatarët kanë marrë lopatat dhe kanë hapur rrugën e fshatit.

Kjo ka ndodhur si pasojë e mospastrimit të rrugëve në mënyrë efektive nga kompania kompetente e angazhuar ana e autoriteve komunale. Banorët kanë thënë se po ndjehen të harruar nga autoritetet shtetërore.

Sefidin Mejzini i cili është edhe anëtar i Kuvendit Komunal në Dragash ka publikuar foto me bashkëfshatarët të cilët me lopata hapin rrugën disakilometërshe të fshatit Kosavë që lidhet me magjistralen Opojë -Dragash-Prizren.

Shembull i njëjtë po ndiqet edhe në disa fshatra të tjerë të zonës.

Ndërsa në fshatin më të madh të Opojës/Dragashit, Bresanë, për shkak të defektëve në ujësjellësin e instaluar muaj më pare, këto ditë banorët janë ankuar se kanë mbetur totalisht pa ujë, pavarësisht se nëpër fshat kalon lumi me përplot ujë.

Një shembull i tillë duhet të ndiqet nga të gjithë, gjë e cila ndodhë edhe në shtetet më të fuqishme ku banorët me vetëiniciativa lirojnë rrugët e tyre banuese./Indeksonline/