Mbi 40 vite burg për kumanovarët për vrasjen në Reçicë të Vogël

0

Në Gjykatën Themelore të Tetovës është shpallur vendimi final për incidentin që ndodhi më 5 prill vitin e kaluar në Reçicë të Vogël, ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova, ndërkohë të plagosur ishin Sabit Rexhepi dhe Florim Misini gjithashtu nga Kumanova.

Sipas vendimit të Gjykatës, Nuredin Misimi është shpallur fajtor për vrasje dhe është dënuar me 14 vite burg.  Hajredin Misimi është dënuar me 6 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë, poashtu edhe Florim Misimi 6 vite për vrasje të mbetur në tentativë. Ndërkohë që Irfan Misimi, Bashkimi Misimi, Mursel Misimi dhe Driton Ferati janë dënuar me nga 6 muaj burg efektiv për pjesëmarrje në rrahje. Agron Dervishi është dënuar me 8 vite burg  në mungesë, ndërsa  Bekim Rexhepi me 6 vite burg.

Avokati mbrojtës i familjes Misimi, Elenko Millanov, ka thënë se nuk është i kënaqur nga vendimi dhe se të njëjtin do ta ankimojë në instanca më të larta.

Elenko Milanov: Në vendin e ngjarjes janë përdorur tre armë, vetë dënimi përfshinë gjashtë persona, të cilët kanë pasur armë që mendoj se absolutisht nuk është e lejueshme. Nga ana tjetër në lidhje me personat që janë dënuar për përfshirje në rrahje, poashtu nuk ka asnjë kontakt, nuk ka asnjë lëndim që është shkaktuar nga armë zjarri, me vet këtë nuk mund të ekzistoj edhe pjesëmarrje në rrahje dhe të ketë dënim ndaj atyre persona.