FOTO/Struga po përballet me të ftohtin Siberian, pushteti lokal ka ndërrmarë të gjitha masat e duhura!

0

I ftohti Siberian ka pushtuar dhe Strugen, ku gjate 24 orve te fundit ka pasur rreshje shume te dendura te bores. Gjithsesi ekipet e NP Komunale sebashku me Komunen e Struges jane ne intervenim per mbarvajtjen e akseve rrugore. Momentalisht vetem brenda ne qytetin e Struges jane ne dispozicion 4 mjete borepastruese dhe shume burime njerezore. Nga kontakti qe pati redaksia Strugalajm.org me perfaqesues te pushtetit lokal Struge dhe pergjegjes te NP Komunale, na u konfirmua qe do punohet me kapacitete te plota dhe gjate orve te vona te nates. Edhe pse eshte nje situate tejet e veshtire, vemendja maksimale eshte tek mbajtja hapur e cdo aksi rrugor. Deri ne oren 20:30 cdo aks brenda ne Struge ishte i kalueshem, oret e vona te nates do te siellin nje shtim te rreshjeve te bores, por nga ana e NP Komunale dhe Komunes se Struges jane marre te gjitha masat per parandalim te bllokimit te rrugeve.

Edhe ne rrethina te Struges gjendja paraqitet paksa e rrenduar, por cdo aks rrugor eshte i hapur per kalim, shkak i gjendje se rrenduar eshte vazhdimi i rreshjeve te shumta te bores te cilat vazhdojne per ore te tera.

Rruga magjistrale per ne Qafthane eshte e kalueshme me zinxhire, ndersa per mjete e renda eshte pezulluar kalimi momentalisht ne kete aks rrugor./Strugalajm.org/