Protestë më 10 janar para Kuvendit të Maqedonisë: Amnisti për të varfrit, burg për oligarkët

0

Po amnistoni krimet e LDSM-DPMNE-BDI! I dënoni ata që shesin marule! E shpërbleni banditizmin politik, ndërsa e ndëshkoni varfërinë. Ligjet tuaja i shërbejnë një qëllimi: pasurimit të banditëve politikë dhe të banditë të biznesit në dëm të popullit të varfër! Ndërkohë që 28 vjet ndërtoni monumente dhe ndërtesa të zbrazëta e me vrima, ia shitët kot edhe parcelat e fundit mafies urbanistike; ndërsa deponitë e paligjshme punojnë pa ndëshkuar, e gjigantët e mëdhenj industrialë ndotin pa probleme; ndërkohë që keq aktroni kinse po luftoni kundër minierave të vdekjes -! NE jemi duke vdekur nga ajri i ndotur dhe mjedisi i shkatërruar!”, thuhet në njoftimin e protestës më 10 janar nga ora 18 para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Protesta përmes rrjeteve sociale është iniciuar nga “99% Maqedoni”, prej ku thonë se nuk do të zmbrapsen nga kërkesa për heqje të imunitetit të të fortëve, që ata besojnë se zgjat tashmë 28 vjet.

“Anulim urgjent i amnistisë për kriminelët për ndryshimet kushtetuese. Burg për të gjithë zyrtarët dhe banditët politikë të cilët e vodhën dhe po e vjedhin shtetin. Shpërbërje të PPS-së”, qëndron si kërkesa e parë.

Pastaj, iniciatorët thonë se “mjaft ishte mashtrimi socialdemokrat me nacional-shovinizëm”, prandaj kërkojnëtërheqjen e ngritjes së pagave të zëvendëskryeministrave, heqjen shpenzimet e udhëtimit dhe anulimin “llapanazhës”, ulje të të ardhurave jashtëzakonisht të larta të funksionarëve dhe heqjen e të gjitha privilegjeve luksoze që ata i gëzojnë përfaqësuesit e popullit, ndërkohë që, thonë ata, populli vuan nga uria.

Në thirrjen për protestë thuhet se “e krijuat dhe më pas e kriminalizuat varfërinë”.