Lajm i mirë për shoferët: Përsëri ulet çmimi i derivateve, ja çmimet e reja

0

Shkup, 8 janar – Derivatet nga sonte do të lirohen nga 2.5 deri në 3 denarë për litër, vendosi sot komisioni rregullativ për energjetikë, njofton Zhurnal.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës do të lirohen për 2.5 denarë dhe çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të jetë 58,5 denarë ndërsa EUROSUPER BS-98 , 60,5 denarë për litër.
Dizeli lirohet për tre denarë. Çmimi i ri i Eurodizel do të jetë 55 denarë ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri 43,5 denarë për litër.
Arsyeja e uljes së çmimeve të derivateve është çmimi më i ulët për 9.38 përqind në tregun botëror të naftës në 14 ditët e fundit./Zhurnal.mk