Telashet në Madrid nuk kanë fund, edhe Bejl braktis Realin

0

Real Madridi po kalon një nga momentet më të errëta të viteve të fundit, duke qenë se përveç faktit që ndodhet larg titullit kampion, rezultatet e fundit dhe harmonia në skuadër është në nivelet e një skuadre që lufton për mesin e tabelës. Humbja e fundit në shtëpi me rezultatin 0-2 ndaj Real Sociedadit, ka nxjerrë në pah një tjetër pjesë delikate të Real Madridit.

Sulmuesi uellsian Gareth Bejl ka qenë ai i cili ka braktisur skuadrën duke u larguar nga stadiumi rreth minutës së 78, atëherë kur rezultati ishte ende 1-0. I lënë jashtë nga trajneri Solari për shkak të një dëmtimi, Bejl është larguar edhe nga tribuna ku ishte akomoduar duke parë ndeshjen.

Rezultati negativ, e ka bërë Bejlin që të largohet duke ngjallur jo pak debat në Madrid, duke qenë se në momente të tilla futbollistët pretendohet të jenë më të bashkuar, për ta kaluar të gjithë atë moment. Tifozët kanë qenë ata të cilët kanë reaguar më keq ndaj këtij veprimi të Bejl.