“Flaka e Janarit” nga 13 deri më 17 janar, është nderim për heronjtë e kombit

0

“Flaka e Janarit” do të filloj me homazhet më 13 janar, në varrezat e dëshmorëve në Kosovë- Dubovik dhe Gjilan për të vazhduar me Akademitë përkujtimore, më 16 Janar në Gostivar, ndërsa më 17 Janar në Kërçovë, në Pallatin e Kulturës.

Këshilli Organizativ për organizimin e manifestimit kulturor kombëtar, tashmë tradicional, “Flaka e Janarit”, nën drejtimin e Z. Luan Veliu, i cili përbëhet nga anëtarë të Gostivarit dhe Kërçovës, ka njoftuar se do të zhvillohen aktivitete treditore.

 

“Flaka e Janarit” do të filloj me homazhet më 13 janar, në varrezat e dëshmorëve në Kosovë- Dubovik dhe Gjilan, ku nderohen heronjtë e kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe dëshmorët tjerë, me ç’rast pritet që organizatorëve do t’i bashkohen edhe bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët nga Kosova.

Me rastin e këtij manifestimi tradicional, do të bëhen vizita te familjet e këtyre heronjve, për të shprehur respektin se heronjtë janë të paharrueshëm për kombin tonë.

“Flaka e Janarit” do të vazhdoj me Akademitë përkujtimore më 16 Janar në Gostivar, ndërsa ky manifestim përmbyllës, do të mbahet më 17 Janar në Kërçovë, në Pallatin e Kulturës.

“Flaka e Janarit”, është përkujtim edhe për të gjithë heronjtë e kombit, që kaluan në amshim gjatë Janarit, që nga Skënderbeu, Isa Boletini, Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka, e heronj tjerë që sakrifikuan për çlirimin dhe bashkimin kombëtar.

Duhet theksuar se ky manifestim, filloi të mbahet në Kërçovë nga viti 1996, ndërsa Gostivari iu bashkua këtij shënimi solemn të Flakës, që nga viti 2005.

Pjesë e Këshillit organizativ të “Flakës së Janarit”, janë Sh.K.A. “Lulet e Malësisë, ShVL së UÇK-së dhe Shoqëria “Lëvizja”.

Në dy akademitë përkujtimore, praninë e tij e ka konfirmuar lideri i shqiptarëve në Maqedoni, bashkëveprimtari i herojve që përkujtohen,Ali Ahmeti.

Te ftuar do të jenë të gjithë perfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare,kryetar të komunave,deputet,ministra dhe drejtor lokal e qendror,njoftojnë nga keshilli organizativ.