Data për bisedime me BE-në dhe zgjedhjet presidenciale sfidat e rradhës për Maqedoninë

0

Raporti pozitiv nga Komisioni Evropian i cili do t’i siguron Maqedonisë datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian (BE) dhe zbatimi i zgjedhjeve presidenciale në të cilat të gjithë do të marrin pjesë, janë proceset të cilat analistët politik i shohin si sfidat më të mëdha të Maqedonisë për vitin 2019, transmeton Koha.

Brukseli nga zyrtarët e Shkupit, para se të merr vendimin për të caktuar datën për fillimin e bisedimeve, pret rezultate në realizimin e reformave në fushën e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe strukturat e sigurisë.

Por, procesi reformuese, vlerëson për Knal5, analisti politik Petar Arsovski, mund të jetë i ngadalshëm për shkak të zgjedhjeve presidenciale, ndërsa ndikim do të ketë edhe zgjedhja e përbërjes së re të Komisionit Evropian (KE).

Për Aleksandër Krzhallovski nga Qendra Maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, raportin të cilin do ta përpilojë KE dhe nga i cili varet vendimii për datën e fillimit të bisedimeve nuk do të përmbaj vlerësime të mira për Maqedoninë.

“Në verë na presin edhe zgjedhjet presidenciale. Nga rezultatet do të varet nëse koalicioni aktual qeveritar LSDM dhe BDI do të marrë drejtimin e tre funksioneve kyçe në shtet ose Vila presidenciale në Vodno do të mbetet shpresa e vetme e opozitës për rikthim në pushtet. Përghatitjet kanë filluar, kërkohen kandidat të cilët do të tërheqin një votë më shumë”, thekson Krzhallovski.

Analistët vlerësojnë se vështirë do të arrihet deri te një kandidat konsensual i pranushëm për të gjitha palët.
Edhe Krzhallovski dhe Arsovski nuk presin që gjatë verës së bashku me zgjedhjet presidenciale të ketë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Para gjithë këtyre sfidave, kujtojnë analistët, mbetet që të përfundon procesi i ndryshimeve Kushtetuese. Por, ndajënë të njëjtin mendim se ky proces do të kalon pas shumë pengesa. Janë të sigurt se shumica e 2/3 në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese është siguruar dhe se deri në fund të javës Maqedonia do të ketë emër të ri – Republika e Maqedonisë së Veriut – kusht ky për zhbllokimin e proceseve euro-integruese.