Në Mitrovicë përurohet parkingu nëntokësor

0

Sot në Mitrovicë është  përuruar parkingu nëntokësor, i cili është ndëtuar sipas standardeve evopiane.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, zv. ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Gjergj Beka, zv. ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Sami Zeka, drejtorë të drejtorive komunale dhe zyrtarë tjerë komunal.

Kryetari Bahtiri tha se ndihet i nderuar dhe i privilegjuar që është në inaugurimin e një parkingu nëntokësor me standarde evropiane dhe moderne, i cili ka qenë mjaft i nevojshëm për qytetin tonë.

Ai i ftoi të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë parking nëntokësor, i cili ofron jo vetëm çmime të lira por njëkohësisht standarde dhe siguri për veturat e tyre.

Ky parking nëntokësor është ndërtuar në bazë të standardeve evropiane, i cili posedon kamera, ndriçim dhe siguri maksimale, si dhe ofron mundësi për parkim të afro 50 veturave.