Shpëtohen me helikopter 10 policë të rrezikuar afër fshatit Tanushë

0

Dhjetë policë kufitar që ishin të bllokuar disa ditë në stacionin policor në fshatin Tanushë, për shkak të borës janë hequr në Shkup me helikopterin e policisë.

Lëvizja iu pamundësia për shkak se bora arriti deri në 2.5 metra dhe bllokoi rrugët vendore. Policët kufitar mbetën në stacion dhe pas mbarimit të orarit të tyre 4 ditor, ndërsa nga MPB thanë se ata kanë pasur ushqim të mjaftueshëm dhe kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm me to. Sot gjatë pasdites është bërë ndërrimi i policëve.