Mot i ftohët dhe me vranësira

0

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira. Pritet të ketë reshje të borës edhe në pjesën jugore të vendit. Do të fryjë erë në drejtimin verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej -4 deri -1 gradë ndërsa ajo e ditës prej -8 deri -1 gradë Celsius. Temperatura më e ftohtë për ditën e sotme prej -12 gradë Celsius pritet të shënohet në pjesën veriperëndimore të vendit. Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit -4 gradë ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri -2 gradë Celsius.

Ditëve në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm, gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell, por temperaturat pritet që të ulen madje në minus 14 gradë Celsius.